Solemniteti i aktit krijues të artizanëve shkodran, një logo e traditës dhe një patentë e sfidave konkuruese

Shkruan: Albert VATAJ

Puna dhe veprimtaria krijuese e artistëve, artizanëve duarartë, ishte dhe mbeti në kujtesën historika si dëshmia e një pasioni që shndërron shpirtin në monument, që jetëson mundin dhe sakrificat në pasurinë e një testamenti vlerash të pashoqe estetike dhe sfidash konkuruese. Etnokultura jonë nuk mund të kishte kuptim pa atë gamë të gjerë artizanësh, mjeshtrash, argjendarësh dhe endësish të rrezeve të dilleit që shndrit edhe sot në të drejtën tonë legjitime për të qenë krenar, për tu mburrur.

Në këtë dëshmim të elegancës dhe estetikës, sharmit dhe finesë, bukurisë dhe aftësive profesionale, cekim dy objekte që i përkasin fondit të artë etnokulturës sonë. Këto dy objekte nuk marrin përsipër të përfaqësojnë atë galeri bujare të punës së artistëve shkodran, por gjithsesi ata “guxojnë” përmes mahnitjes që na ofrojnë të tregojnë se janë gurë të rëndësishëm të kësaj kështjelle traditash dhe vlerash, bukurishë dhe përfaqësimit.

SHISHE PARFUNDI

Kjo është një shishe parfumi, natyrisht e personalizuar, punim filigrani, e realizuar nga mjeshtrit shkodran, ata artistë të mëdhenj që u trajtuan dhe u paguan si argatë e jo si artistë. Megjithatë ata e skalitën shpirtin e tyre në këto monumente të kujtesës së gjenialitetit dhe elegancës, finesës dhe delikatesës për të na magjepsur në çdo kohë, për të na mrekulluar në pambarimisht me krijimet e tyre.

Edhe sot një ëndje e stolisur me vrulle të pamatshme dëshirimesh dhe përfytyrimesh, do ta kishte të pamundur të ngjizte një instrument të tillë të bukurisë dhe feminiliteti. Kemi parë pafund mbajtës të parfumeve, por deri këtu… jo.

Sepse edhe dehja e parfumeve nuk është më ajo e asokohjes, sepse edhe e eleganca dhe sharmi nuk mund të komunikojnë me të njëjtën gjuhë sot.

KUTIA E BIZHTERIVE

Kjo kuti bizhuterish, punim filigrani, Shkodër, është po kaq e denjë edhe sot për dhomën e një zonje. Është po kaq fine dhe me kaq shumë klas. Një punë e përsosur e një duararti, i cili e ka qëndisur çdo pjesëz të kësaj kutie bizhuterish, me kaq delikatesë dhe mjeshtëri.

Padyshim që ky thesar bën pjesë në etnosin shqiptar, në forcën shprehëse dhe kumtin estetik, këtë visar të çmuar të traditës

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...