Një shqiptare, berberja më e preferuar për meshkujt në Zvicër

Një shqiptare me origjinë nga Maqedonia konsiderohet berberja më e preferuar e meshkujve në Zvicër.

Jesma Saliu së bashku më bashkëshortin kanë hapur në Zvicër prej kohësh një sallon për prerjen e flokëve, por edhe pse e pazakontë,kjo është historia e një shqiptare të suksesshme në Sion të Zvicrës.

Ajo thotë se zanatin nuk e ka thjesht profesion, por edhe pasion.

Jesma Saliu vlerësohet ndër berberet më të mira në Zvicër, pasi ka fituar çmime ndërkombëtare dhe emri i saj ka bërë bujë në media.

Ajo thotë se zanatin e berberit nuk e ka vetëm profesion, por edhe pasion.

“Familja ime ishte e ndarë për përkushtimin tim në këtë zanat. Një pjesë reagoi mirë, kurse disa anëtarë keq sepse berber është punë për burra. Por unë kam pëlqyer këtë profesion. Babai im në fillim nuk donte, por me kohë e pranoi dëshirën time. Tani edhe burri im punon bashkë me mua” u shpreh berberja Jesma Saliu.

Klientët e sallonit ishin fillimisht shqiptarë, por janë shtuar edhe zviceranët dhe të huaj të tjerë vitet e fundit. Klientët shprehen të kënaqur nga mjeshtëria e berberes së pazakontë shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...