Kujdes! Ja çfarë parashikojnë meterologët për nesër

Prej disa ditësh Shqipëria është mbërthyer nga i ftohti, ku reshjet e borës kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin e mjeteve si dhe në furnizimin me energji elektrike.

Por acari do vijojë edhe gjatë javës që vjen. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), dy ditët e ardhshme do të vijojnë të jenë të acarta, ku gjatë ditës së nerme, temperaturat do të shkojnë deri në -12 gradë celcius.

Ja parashikimi i motit për 24 orët në vazhdim nga IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e diel dt.06) dhe nesër (e hënë dt.07) priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT
Ato do të mbeten të ulëta për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë (dt.08).

Kjo do të sjellë ngrica gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë ngrica edhe gjatë ditës.

Më konkretisht, nesër (e hënë dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 7 °C
në vendet e ulëta: -3 / 4 °C
në vendet malore: -12 / -4 °C

ERA

Sot pasdite (e diel dt.06) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e hënë dt.07) mesatare deri e fortë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...