SHKODËR, FAMILJA QË DO E KALOJË DIMRIN NË RRUGË

Në mes të këtyre ditëve të acarta një familje në Shkodër rrezikon që të mbesë në mes të katër rrugëve.

Pas 32 vitesh shtëpia thuajse e rrënuar e bashkëshortëve Ndue dhe Leze Deda bashkë me tokën ka dalë pronë e tjetër kujt.

Prej 3 muajsh kjo familje është paralajmëruar që ose të lëshojë shtëpinë ose do ndërhyjë policia për t’i nxjerrë me forcë.

Në rast se ndodh kjo Ndue, Lezja dhe fëmijët e tyre nuk kanë ku të strehohen. Gruaja e shtëpisë thotë se zgjidhja e vetme për të është vetëvrasja.

Ndue dhe Leze Deda nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse dikush t’i strehojë në një shtëpi normale.

Vështirësitë për këtë familje nuk kanë të mbaruar. Kryefamiljari Ndue Deda është 74 vjeç dhe nuk mund të punojë sepse në njërën dorë ka gishtat e këputur. Bashkëshortja e tij Lezja vuan nga disa sëmundje si tensioni, anemia dhe veshkat.

Kushtet në këtë dhomë të vogël e cila është tejet e amortizuar janë shumë të këqija. Djali i shtëpisë qëndron gjatë natës në këtë poltron derisa nëna e tij në orët e para të mëngjesit ia liron atij ndërsa kryefamiljari Ndue detyrohet të flejë në tokë.

Ata kanë katër fëmijë, një vajzë të martuar në Bardhaj, një tjetër e sëmurë por e martuar në Nish të Serbisë, djali 25 vjeçar por edhe ai me aftësi të kufizuara dhe vajza e vogël

e cila sapo ka nisur një punë në Ulqin sa për të mbajtur veten dhe me shpresën sado pak për të ndihmuar familjen. Në rast se nuk gjejnë një vend ku të strehohen e vetmja mundësi është të përfundojnë në mes të katër rrugëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...