Fenomeni “Marilyn Monroe”, vajzat e ekranit shqiptar që u lidhën me “të fortët”

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe përveç komenteve rreth karrierës së saj, 30-vjeçarja është përfolur shumë edhe për lidhjen me një biznesmen, i cili deri para pak ditësh nuk ishte i njohur për publikun.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në zonën e ish-bllokut, mbeti i vra.rë një person dhe u plag.osën dy të tjerë, ndërkohë që një ndër autorët e shpallur në kërkim ishte edhe i dashuri i bukuroshes shqiptare, biznesmeni Ervin Mataj.

Edhe pse zërat në media ishin shtuar rreth lidhjes së saj me Matajn, emri nuk ishte bërë i ditur deri në momentin e krimit dhe askujt nuk i kishte shkuar në mendje se Elvana do të kishte pasur marrëdhënie me një person të tillë.

Madje të zhgënjyer nga kjo ngjarje, që sipas asaj që përflitet ishte pikërisht këngëtarja shkaku i përleshjen në lokal, fansat e saj u vërsulën me një mori fyerjesh dhe ofendimesh për të në rrjetet sociale. E gjendur në këto rrethana këngëtarja bllokoi të gjitha komentet pa dhënë ende asnjë reagim.

Por rasti i Elvanës nuk është i vetmi në Shqipëri. Shumë vajza të tjera të ekranit shqiptar kanë pasur një lidhje të ngjashme, ku janë vënë në vështirësi për shkak të partnerëve të tyre të implikuar me krim.in, dro.gën, vra.sjet apo she.rret.

Një histori të ngjashme ka pasur edhe diva e vitetve 50’, modelja dhe aktorja hollivudiane Marilyn Monroe, e cila thuhet se ka qenë në një lidhje me biznesmenin dhe bosin e mafies, Sam Giancana. Madje mendohet se natën e fundit të jetës së saj e kaloi pranë tij.

Siç duket fenomeni “Marilyn Monroe” ka prekur edhe bukuroshet e ekranit shqiptarë.

Të bukurat e ekranit që u lidhën me “të fortët”:

Albërie Hadërgjonaj dhe ish-bashkëshorti

Këngëtarja Kosovare Arbërie Hadërgjonaj ka qenë e martuar me Mentor Hadërgjonaj, babai i dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës. Ata u ndanë në vitin 2007-të, pasi Mentori kreu 7 vite në bu.rg nën akuzën e përfshirjes në afera krim.inale.

Sipas prokurorisë, emri i vërtetë i tij është Xhevdet Hadërgjonaj, i lindur në Deçan të Kosovës, ardhur në Shqipëri pas vitit 1993. Ai rezulton se është shpallur në kërkim edhe nga drejtësia gjermane, nën akuzat e pranimit të sendeve të vje.dhura, trafik arm.ësh dhe pjesëtar i një bande krim.inale, shkak që e ka shtyrë atë edhe të ndryshojë emrin në vitin 1996.

Adelina Ismaili dhe ish-i dashuri i saj

Adelina Ismaili ka qenë në një lidhje dashurie me Triumf Rizën, polic në Kosovë që u v.ra në 2007-ën nga banda krim.inale e Enver Sekiraqit. Thuhet se atent.ati ndaj Triumfit, asokohe 28 vjeç, ishte porositur nga Sekiraqi, që më parë mendohet të ketë qenë në një lidhje me këngëtaren nga Kosova.

Inis Gjoni dhe ish-bashkëshorti

Lidhje që u diskutua gjatë në media ishte ajo mes Inis Gjonit dhe biznesmenit Arian Selimi. Regjisorja ishte 6-muajshe shtatzënë kur bashkëshorti i saj biznesmen, u v.ra gjatë një su.lmi maf.ioz me ar.më në 2011-ën. Selimi i njohur edhe me emrin Armando Andoni nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë, pasi në 2004-ën ishte arres.tuar nën dyshimet e trafikut të lëndëve nar.kotike.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha vuajti dënimin pas përfshirjes në prodhimin dhe përpunimin e lëndëve nar.kotike në laboratorin në Xibrakë të Elbasanit. Ermali u dënua fillimisht me 10 vite bur.g, por dën.imi është lehtësuar në 6 vite e 8 muaj. Rezarta është shkëputur nga muzika që prej arrestimit të tij duke ju përkushtuar biznesit të saj dhe vajzës së saj Hera. Ajo ka këmbëngulur disa herë në intervista publike se partneri i saj është i pafajshëm.

Viola Spiro dhe Valentin Selaj

Moderatorja Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave dhe opinionit publik për shkak të arrest.imit të të dashurit të saj në Itali. Partenri i saj Valentin Selajn është akuzuar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve nar.kotike. Në një shkrim të gazetës italiane “La Nazione”, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i drog.ës” dhe kreu i një ban.de mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kok.ainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës.

Dafina Zeqiri dhe Luana Vjollca me Krenar Çoçajn

Kranar Çoçaj është një tjetër emër i njohur në thashethemet e shoëbizit shqiptar për lidhjet e tij me dy personazhe të njohura. Fillimisht me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe më pas me moderatoren Luana Vjollca. Para se Krenar Çoçaj të ishte në lidhje me Luana Vjollcën, ka qenë në një marrëdhënie me Dafina Zeqirin. Dyshja u nda në 2011-ën për motive që s’u morën vesh ndonjëherë dhe në 2012-tën biznesmeni nga Kosova u përfshi në një konf.likt fizik me Ledri Vulën. Ledri deklaroi para trupës gjykuese se shkak i sher.rit ka qenë xhelozia e Krenarit, pasi më pas u lidh Ledri me Dafinën. Gjyqi mes tyre është mbyllur pak muaj më parë dhe u vendos që Çoçaj do të dënohej me 6 muaj burg, dënim i konvertuar në një gjobë prej 20 eurosh dita. Po ashtu Çoçaj sipas mediave ka qenë prezent në sulmin që një fans bëri para ca kohësh ndaj Luana Vjollcës.

Arta Bajrami dhe bashkëshorti i saj

Në maj të 2016-ës bashkëshorti i Arta Bajramit, Xhemajl Xhimi Sekiraqa është arrestuar në një qendër tregatre në Prishtinë për arm.ëmbajtje pa leje. Xhemajli ka lidhje familjare me Enver Sekiraqën, personin që ka pasur lidhje Adelina Ismajli. Ai ishte në kërkim nga Interpoli pasi dyshohej se ishte i përfshirë me një vjedh.je ari në Kuvajt bashkë me disa kosovarë të tjerë.

Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vde.kur gjatë një atentati në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

Hygerta Sako dhe ish-bashkëshorti

Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i “Miss Shqipëria”, biznesmen i njohur, vitin e kaluar mbeti i plag.osur në një nga club-et e Tiranës pas një sherri me ar.më.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...