ARRSH: JA RRUGËT KU DUHET TË BËNI KUJDES NGA BORA

Temperaturat e ulëta dhe i ftohti i janarit kanë rikthyer reshjet e borës në mbarë vendin duke përfshirë zonat në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Bora në zonat malore në Korçë kanë filluar të shkaktojë problemet e para në qarkullim dhe lëvizjen e automjeteve.

Prej mesditës së djeshme edhe zonat në Veri dhe Verilindje janë përfshirë nga bora dhe temperaturat e ulëta të cilat gjatë natës kanë rënë nën zero gradë celcius.

Në Rajonin Verior reshje bore ka pasur në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër ndërsa në Tropojë reshjet kanë qenë më të ulëta. Trashesia e borës varion nga 3 cm në zonat e banuara në qytet në rreth 20 cm dhe në zonat e larta mbi 700 m.

Sa i përket vlerës së temperatuave ato janë ulur në – 4 gradë celcius përgjatë natës ndërsa në mëngjes kaluan në vlera pozitive në 2 gradë celcius. Mësohet se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme momentalisht dhe pa probleme ndërsa në rrugën e Kombit qarkullimi bëhet pa zinxhirë.

ARRSH bën me dije se situata paraqitet problematike kryesisht në rruget rurale dhe në fshatrat e zonave malore te Shishtavecit, Arrnit, Topojanit, Grykëcaje, Kalis dhe Lekbibaj.

Një pjesë e këtyre rrugëve qarkullohen me veshtirësi vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave në disa pjesë. Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga firmat që mirëmbajnë rrugët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi nga bora.

Sipas ARRSH rrugët në të cilat rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës dhe i Kukësit. Gjithashtu Autoriteti rrugor informon që në akset e Dibrës,

Kuben-Vasie,dhe në Kukës akset Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje dhe qarkullimi të kryhet pa probleme. Edhe Gjirokastra është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...