7 vite më parë shiti veshkën për të blerë iPhone, sot…

Një i ri nga Kina, i cili 7 vite më parë vendosi të shiste veshkën për të blerë një iPhone 4, rezulton të ketë bërë gabimin më të rëndë në jetë.

17-vjeçari Xiao Wang në vitin 2011 mendoi se do t’i mjaftonte një veshkë për të gjithë jetën dhe vendosi ta shiste njërën në tregun e zi. Kështu ai do të blinte një iPhone që sapo kishte dalë në treg.

Pas një operacioni në një spital të improvizuar, Wang shiti veshkën dhe mori në këmbim 3,202 dollarë, para më se të mjaftueshme për të blerë celularin.

Por sipas “Oriental Daily” ambienti në të cilin kreu operacionin nuk ishte i sterilizuar mjaftueshëm dhe plaga iu infektua. Prindërit raportohet se nuk ishin në dijeni të asgjëje derisa adoleshenti u sëmur rën.dë nga infeksioni.

Megjithë ndërhyrjet e mjekëve, i riu tashmë në moshën 24-vjeçare duhet ta kalojë jetën me dializë pasi infeksioni i ka prekur edhe veshkën tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....