Në trotuar për festa, familja mbetet e pastrehë

Ruzhdi Kojka me bashkëshorten e tij jetojnë prej 10 ditësh në trotuar dhe me shumë gjasa, edhe natën e ndërrimit të viteve do e kalojnë në këto kushte të vështira…

Shtëpia e ndërtuar buzë lumit të Lanës ju është prishur para një viti, pasi prekej nga projekti për vijimin e Unazës së madhe, që lidhet me zonën e Shkozës në kryqytet.

Për 9 muaj jetuan në një banesë me qira, por tani që nuk marrin më bonus, pronari i nxori jashtë së bashku me orenditë.

“26 vjet kam punuar për këtë shtëpi, me komardare kam ikur në Itali, rrita fëmijët dhe një ditë vijnë ma prishin shtëpinë, jo do ju japim bonus, jo kshu, 200 policë e 2 fadroma e prishën”, shprehet Ruzhdi Kojka.

Familja Kojka pretendon se banesa e tyre ka qenë në proces legalizimi dhe për këtë kanë kryer edhe pagesa, por projekti është devijuar pas vitit 2011 kur morën garanci, se shtëpia e tyre nuk prekej nga projekti.

“Unë dua vetëm shtëpi, asgjë tjetër. Të fus kokën së bashku me burrin dhe djalin që kemi, djali që më fle rrugëve nëpër shokë,

jemi të dy pa pension, s’paguajmë dot as qira e as kredi të butë”, thotë Suzana Kojka.


Top Channel

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese e axhendes se tij nje takim me banoret e NJA Dajç. Ai ishte i shoqeruar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...