Mjekët i thanë të abortonte dy nga trinjakët, nëna ndjek instiktin e saj

“Tri mrekullitë e mija të Krishtlindjeve”. Kështu është shprehur një nënë, e cila vendosi të “injoronte” mjekët që i thanë se duhet të hiqte dy nga trinjakët e saj në mënyrë që të shpëtonte njërin.

Trinjakët, Oliver, Aurelia dhe Oscar janë shumë të vegjël për të ditur se dy prej tyre nuk mund të jetonin, nëse nëna e tyre nuk do kishte ndjekur instiktin e saj.

Foshnjat kishin probleme të rritjes dhe mjekët i sugjeruan nënës së tyre që të abortone dy prej bebeve, për të ndihmuar njërin të jetonte.

Por, Katie Johnson ishte e vendosur t’u jepte të treve një shans për të mbijetuar dhe kështu bëri. Dhe ky ishte vendimi më i bukur. Ata lindën të tre të shëndetshëm, megjithëse Oliver peshonte vetëm 900 gram, Oscar 1 kilogram e 800 gram dhe Aurelia 1 kilogram e 300 gram.

Pasi qëndruan për gati një muaj në spital ata u rikthyen në shtëpi ku dhe kaluan Krishtlindjet e tyre të para.

32-vjeçarja, Johnson, e cila punon në një zyrë të Pasurive të Paluajtshme dhe jeton në Londër së bashku me bashkëshortin e saj, Patrick janë shprehur shumë të lumtur që trinjakët e tyre janë të shëndetshëm.

“Kishte rrezik për të gjithë, pasi për 12 javë placenta ime nuk mundësonte rritjen e barabartë për të tre fëmijët. Unë kisha gja.kderdhje për disa javë.

Oliver ishte në rrezik shumë të madh, pasi ishte 25% më i vogël se vëllai i tij, dhe nëse ai do të vdiste, mund të kishte vde.kur dhe vëllai i tij, Oscar. Por unë nuk lejova që të hiqja dy prej tyre. Duhej t’u jepja të gjithëve një shans”, ka thënë ajo.

Disa javë më vonë mjekët zbuluan se 32- vjeçarja nuk kishte më gja.kderdhje. Ajo i lindi trinjakët më operacion cezarian.

Johnson dhe burri i saj, refuzuan atë që thanë mjekët e spitalit King’s Collage.

“Ne ndjehemi jashtëzakonisht me fat që fëmijët tanë kanë mbijetuar të gjithë dhe jemi këtu për të festuar Krishtlindjen e tyre të parë. Është një dhuratë e pabesueshme”, është shprehur Johnson.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...