Kisha e Shën Shtjefnit, “Shën Sofia” e Shqipërisë

Kur osmanët mësynë Kostandinopojën, një ndër gjërat e para që bënë ishte shndërrimi i kishës më të madhe në botë, qendër e ortodoksisë, në vend ku kryenin ceremonitë e tyre fetare.

Shën Sofia, më e bukura e më të bukurave e cila në brendi ruante pikturat më të jashtëzakonshme të artit bizantin nga kishë u kthye në xhami. Arti u mbulua dhe gjithçka mori një tjetër fëtyrë, por për asnjë çast emri nuk iu ndryshua gjatë historisë së deri tanishme.

Kjo praktikë përdorej dendur nga osmanët. Kur pushtonin një vend, mblidheshin në tempullin e tij dhe falenderonin Zotin ashtu sikurse ata dinin. Një të tillë praktike nuk i është shmangur as Shkodra e rënë në duart e po të njëjtit sulltan që mori edhe Kostandinopojën.

Rojtari i qytetit të Shkodrës është Shën Shtjefni, martiri i parë dhe Kisha Katedrale historikisht i është kushtuar Atij. Kur Shkodra ra, kisha në kala nga Katedrale u kthye në Xhami.

U dhu.nua, u rrëzua këmbana dhe këmbanarja u përshtat si minare e kështu, objekti mori trajtën e një xhamie. Emri i saj do të ishte Xhami e Mehmet Pushtuesit.

Pavarësisht dëshirës për të asimiluar historinë, kur turqit u larguan, të gjithë e dinin se objekti në kala ishte kishë e prandaj ngadalë e ngadalë besimtarët u afruan dhe aty kremtuan meshë.

Edhe “Shën Sofia”, kur Ataturku reformoi Turqinë, nga xhami u kthye në një muze ku gjithkush mund të kundrojë shkrirjen e kulturës bizantine me atë turke.

Kishën e “Shën Shtjefnit”, komunizmi nuk e njohu fare si objekt kulti, i dha statusin e Monumentit të Kulturës dhe e la të degradohej deri në shkatërrim.

Me ardhjen e demokracisë, një fond gjerman u dha për restaurimin dhe kthimin e saj në identitet, por komuniteti tjetër nuk pranoi e prandaj sot, objekti është shembulli më i denjë i bashkëjetesës fetare ku pavarësisht se edhe katolikët, edhe myslimanët kryejnë shërbesa aty, asnjëra palë nuk bezdiset prej tjetrës!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...