“Nëse dëshiron të mbash një sekret, fshihe edhe nga vetja jote!”

308

Nëse je një fans i Orwell ti do të shijosh patjetër fjalitë e tij të mençura. Dhe ne shpresojmë t’i shijosh shumë. Janë përzgjedhur nga vetëm gjashtë romanet që ka shkruar ai, por janë të famshme për të gjithë…

Ndikimi i tij është i gjithanshëm dhe zotësia e tij për t’u pasur zili në krijimin e frazave të mendimeve provokuese e ka bërë veprën e tij një nga më të cituarat në botë.

Nëse je një fans i Oruell ti do të shijosh patjetër fjalitë e tij të mençura.

Dhe ne shpresojmë t’i shijosh shumë.

Këtu janë 22 fragmente mençurie nga romanet e Xhorxh Oruell:

“Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon edhe të ardhmen.
Ai që kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën”. – 1984

“E shkuara është diçka e çuditshme.
Ajo është me ty bashkë gjithmonë.

Supozoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjesht për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie”. – George Orwell Dalja Jashtë për Ajër, Coming Up For Air

“Në disa raste unë mendoj se ne të gjithë jemi kufoma.
Vetëm se kalbemi në këmbë”.

– Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep “The Aspidistra Flying”

“Nëse dëshiron të mbash një sekret, duhet ta fshehësh atë edhe nga vetja jote”.
– 1984

“Njeriu është krijesa e vetme që konsumon pa prodhuar”
– Ferma e Kafshëve

“Ndoshta një njeri me të vërtetë vdes kur truri i tij ndalon, kur ai humbet fuqitë për të thithur ide të reja”.
– Dalja Jashtë për Ajër, Coming Up For Air

“Është një nga tragjeditë e gjysmë të arsimuarve, që ata zhvillohen vonë, kur sakaq janë angazhuar në një rrugë të gabuar në jetë”.
– Ditët Burmeze, Burmese Days

“Librat më të mirë… janë ato që u thonë atë çfarë ju sakaq dini”.
– 1984

“Është një gjë misterioze, humbja e besimit, aq misterioze sa vetë besimi”.
– Vajza e Priftit, A Clergyman’s Daughter

“Njeriu i shërben interesit të asnjë krijese tjetër, veç vetes së tij”.
– Ferma e Kafshëve

“Lufta është Paqe.
Liria është skllavëri.

Injoranca është fuqi”.

– 1984

“Një njeri duhet të ndryshojë sistemin ose nuk ndryshon asgjë”.
– Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep The Aspidistra Flying

“Zilia është një gjë e tmerrshme.
Është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të vuajtjes për shkak se nuk ka maskim për të, nuk ka ngritje në tragjedi.

Ajo është më shumë sesa thjesht e dhim.bshme, është e neveritshme”.

– Ditët Burmeze, Burmese Days

“Mendo për jetën ashtu si ajo është me të vërtetë, mendo për detajet e jetës dhe pastaj mendo nëse nuk ka kuptim tek ajo, nuk ka qëllim, nuk ka objektiv përveç varrit.

Natyrisht vetëm budallenjtë apo ata që gënjejnë veten, apo ata jeta e të cilëve ka qenë jashtëzakonisht me fat, mund ta përballin këtë mendim pa u drithëruar?”

– Vajza e Priftit, A Clergyman’s Daughter

“Gjurma dalluese e një njeriu është dora, instrumenti me të cilën ai bën të gjitha të pabërat”
– Ferma e Kafshëve

“Zgjedhja e njerëzimit qëndron mes lirisë dhe lumturisë dhe për pjesën më të madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë”.
– 1984

“Një tërmet është kaq shumë qejf kur ka kaluar”.
– Ditët Burmeze, Burmese Days

“… mund të marrësh çdo gjë në këtë botë, nëse në mënyrë të sinqertë nuk e do atë.” –
Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep The Aspidistra Flying

“Ne nuk është se thjeshtë i shkatërrojmë armiqtë tanë; ne i ndryshojmë ata”.
– 1984

“Bukuria është e pakuptimtë, derisa ajo të ndahet me të tjerët”.
– Ditët Burmeze, Burmese Days

“Varfëria është era e keqe shpirtërore”.
– Mbaje Aspidistrën duke Fluturuar, Keep The Aspidistra Flying

“…qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë, nga i cili të nisësh një luftë tjetër”.
– 1984