Ja si i kanë shndërruar shqiptarët bunkerët

Bunkieri, një simbol i komunizmit ka marrë vëmëndjen e një prej faqeve ndërkombëtare kushtuar natyrës dhe vendeve të ndryshme të botës.

Pak nga ne i kanë parë bunkierët të kthyer në shërbim të njerëzve në forma të ndryshme, ku bën mjaft përshtypje një prej tyre në Bilisht të Kor@ës. Ndërhyrja ka qenë aq interesante sa është kthyer tashmë në një restorant tërheqës.

Bunkerët e Shqipërisë kanë qënë në fokus të National Geographic në seksionin “Travel” të tij. Dikur, thotë shkrimi këto objekte prej hekuri e betoni u ndërtuan nga frika e regjimit komunist se mund të sulmohej, por sot kanë tjetër qëllim.

“Sidoqoftë, shqiptarët të shkathët nga natyra, po i shndërrojnë dhe po i japin këtyre objekteve jetë të re si restorante, bare, kafene apo edhe muze”, shkruan Alex Crevar, autori i shkrimit.

Shembuj të tillë gjenden kudo në vend. Në Shkodër është bërë një studio tatuazhesh, në Kavajë një dyqan hamburgeri, në brigjet e Golemit është krijuar një hotel me 20 dhoma. Ndërsa në Tiranë, janë dy muze që janë krijuar në 2014 dhe kanë pritur mijëra vizitorë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...