Rrjeta e çarë e portës në “Reshit Rusi”, ajo që bëri lëmsh shkodranët dhe koplikasit

Ndeshja e djeshme në mes Veleçikut dhe Vllaznisë ka patur edhe një moment interesant që shkaktoi polemika por edhe të qeshura në fakt.

Ka qenë minuta e 37-të e takimit kur pas një pasimi të Hajdarit, braziliani Junior gjuan në drejtim të portës së Veleçikut dhe topi që duket se përfundon në rrjetën e jashtme, papritur shihet brenda rrjetës së portës.

Për momentin askush nuk e mori vesh nëse vërtetë ishte gol apo jo. Futbollistët e Vllaznisë nuk është se u gëzuan shumë dhe po ashtu edhe vendimi i arbitrit Sino nuk është shumë i qartë sepse ai për momentin bën me shenjë nga mesi i fushës por nuk merret vesh nëse ka akorduar gol apo rivënie fundore.

Megjithatë pas një sinjali të futbollistëve të Veleçikut, Sino kthehet tek porta dhe aty konstatohet një çarje e rrjetës në pjesën anësore. Lojtarët e Vllaznisë ndërkohë afron dhe duket se kërkojnë nga arbitri ta japë gol.

Kjo krijon njëfarë kaosi për rreth një minutë por çdo gjë sqarohet sepse nuk kishim të bënim me gol.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...