Sëmundja e Celiakisë shkaktohet nga gëlltitja e glutenit, që është një kompleks i proteinave të patretshme në ujë që ndodhen në grurë, thekër dhe elb, dhe karakterizohet nga një numër i madh simptomash:
• jashteqitja me erë të rëndë ose kapsllëku – paraqitet në mbi 50% të pacientëve
• simptomat e vazhdueshme dhe të pashpjeguara gastrointestinale, të tilla si të përzierje dhe vjellje
• dhimb.je dhe fryrje e përsëritur e barku.
• pagja.kësi (anemi) – shpesh e vetmja simptomë e dukshme tek celiakia mund të jetë anemia rezistente në terapi
• lodhje dhe dhem.bje koke
• humbje në peshë (por, jo në të gjitha rastet)
• ulcerat në gojë
• humbje e flokëve (alopecia)
• skuqje të lëkurës (pezmatim herpetiform i lëkurës )
• probleme me smaltin e dhëmbëve
• rrallim i eshtrave (osteoporozë)
• depresion
• pubertet i vonuar apo me vonë infertilitetit
• aborte spontane të përsëritura
• problem nervore, ngacmueshmëri, çrregullim të lëvizjeve dhe ndjeshmërisë
Simptoma të tjera më të shpeshta te fëmijët janë:
– humbje në masën muskulore në duar dhe këmbët
– fryrje barku
– nervozizëm
– mosshtim ne peshë ose të humbasin peshë (pasiqë më parë kanë pasur një rritje të mirë)
– ngecje në rritje
Mjekimi
Mënyra e vetme por shumë e suksesshme në trajtimin e sëmundjes së Celiakisë, është dieta strikte pa gluten gjatë tërë jetës. Dieta pa gluten mund të jetë më e lehtë se sa që mendoni, sepse shumë ushqime të natyrore janë pa gluten, të tilla si mishi, peshku, pemët dhe perimet, vezët, qumështi, orizi, misri, patatet dhe fasulja.
Për shkak të rrezikut të shtuar për osteoporozën, është e rëndësishme që këta persona të konsumojnë rregullisht ushqim që përmban kalcium si qumësht dhe djathë.
Sot shumë produkte të fabrikuara janë të dedikuara ekskluzivisht për të sëmuret me Celiaki, janë pa gluten.