Ti durove, durove shumë populli im…

SHPËRTHIM

Ti durove, durove shumë populli im.
Shekuj me radhë i robëruar,
Atdheun ta copëtuan,
ta bënë një grimë.

Ti durove mbi supe acare,
nga politika e marrë.
Në lëkurë,
kalove diktaturë.
T’i humbën kockat,
në fund të dheut ,torturë.

U ngritën studentët,
të drejtën kerkojnë
Ti, o populli im,
i bekuar nga zoti
Mos fli,
po çohu në këmbë,
me rininë bashkohu!

Politikë e çmendur që është bërë si lumi
Nga moti i tërbuar që sjell kercunj
Politikanët e çmendur që bëjnë topa, si brumbulli
Në bodrumet e tyre struken si minj.

Ti durove ,
durove një jetë
Durove arrogancën që s’ka të mbaruar
Rinine qe largohet për një të vërtetë
Pleqtë do mbeten me bastunet në duar.
Atdheu po plaket,
me ritëm të shpejtë.

Ngreu popull dhe hidhi dru zjarrit!
Flaka të buçasë e të ngrihet në qiell,
Atdheut dhe rinisë t’i bëhet diell.

Të ndizet zjarri e të marri dhenë
Dallëndyshet të ngrenë folenë
Mos u ndalni,
por mbroni Atdhenë
Tek vendi i zjarrit,
mbin bari më i mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...