STUDENTËT VIJOJNË REZISTENCËN PARA KRYEMINISTRISË

Studentët e kane nisur javen javën me një protestë masive para Kryeministrisë, por sot protestes se studenteve I jane bashkuar edhe qytetar dhe banoret e Astirit ne Tirane.

Studentët e universiteteve publike janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kombëtare. Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore.

Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve, për të pezulluar kështu mësimin.

Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Ky i fundit ka ironizuar protestën e tyre, që është stacionuar para Kryeministrisë, ndërsa shton se ajo u gjymtua nga ‘sharra e Doktoreshës dhe britma në gjumë e Astirit’.

Mes të tjerash kreu i Ekzekutivit apeloi studentët që të ulen në dialog, pasi sipas tij nuk ma më kohë sepse festat po afrojnë.

Në protestën sotme ndodhen në gatishmëri rreth 500 efektivë policie, pasi i tremben ndonjë konflikti të mundshëm mes protestuesve, pasi ditën e sotme studentëve u janë bashkuar edhe militantët e PD dhe LSI pas thirrjeve nga liderët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...