Telemundo: Vizitoni Shqipërinë, xhevahir në Ballkan!

Spanjollët anembanë botës duhet të vizitojnë Shqipërinë, xhevahirin e Ballkanit”.

Kjo ishte thirrja e një prej mediave më të njohura madrilene, “Telemundo”, përmes një artikulli të fundit.

Sipas gazetarëve spanjollë, të njohësh Shqipërinë të nevojitet një udhëtim përmes historisë dhe bukurisë të jashtëzakonshme të natyrës.

“Dëshirojmë ta njohim këtë tregim në thellësi dhe për këtë ne kemi vizituar të gjitha vendet që kishin diçka për të treguar, si Shtëpia e Gjetheve, në kryeqytet, Tiranë, e cila fshehu selinë e Segurinit (shërbimin sekret komunist) dhe spiunin për popullatën shqiptare”, shkruan Telemundo.

“Dhe nëse dëshironim historinë, gjetëm parkun arkeologjik Apollonia, vendi më i rëndësishëm arkeologjik në vend. Është një qytet mbresëlënës me origjinë greke të themeluar në epokën e para-krishterë dhe mezi shohim 10% të asaj që ky qytet ishte, aq shumë mbetet për t’u zbuluar dhe nxjerrë në dritë” .

Media madrilenase përshkruan edhe peisazhet mbresëlënëse malore, si Parku Kombëtar i Valbonës dhe Liqeni i Komanit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...