PUNIME ME RITME TË SHPEJTA NË LULISHTEN “VASO KADIA”

Është në fazën e fundit të punimeve projekti i rikonstruksionit në lulishten “Vaso Kadia” në qytetin e Shkodrës.

Sipas planit të përcaktuar nga bashkia e Shkodrës për mirëmbatjen e hapësirave të gjelbra në qytet, është radha e lulishtes në zonën pranë këmbimit valutor.

Një projekt ky i mbështetur edhe nga Programi për Zhvillimin Rajonal dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili kushton mbi 5 milionë lekë. Projekti i cili ka filluar në nëntor të këtij viti pritet të mbarojë në 8 shkurt të vitit 2019 ndërsa po ecën me ritme të shpejta.

Vetëm në një muaj pas fillimit të punës, në këtë shesh ka përfunduar ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të bardha. Siç shihet edhe nga pamjet, është shtruar edhe një pjesë e lulishtes e cila ishte në gjendje të amortizuar.

Vendosja e stolave dhe instalimi i ndriçuesve në këtë shesh janë në përfundim e sipër. Ndërkohë, në rast se kushtet atmosferike janë favorizuese pritet që ky projekt të përfundojë para afatit të përcaktuar nga Bashkia Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...