Eh Vogëlushi Im i Parë, Ti Nuk Do Ta Dish Kurrë…

“Ohu, Mami, ti asnjëherë nuk më kushton vëmendje!” – më tha gjithë mërzi dje fëmija im i madh, vajza ime. Tiparet e saj delikate u rrudhën ndërsa ajo kryqëzoi krahët dhe mu vrenjt.

U përpoqa të mos qeshja me të madhe ndërsa e tërhoqa pranë vetes, duke kujtuar muajt qe kishim shpenzuar së bashku, vetëm unë dhe ajo.

Ditët që i kisha kaluar thjesht duke e mbajtur atë në krahë, orët e kaluara me të duke lexuar së bashku, gjumin që kemi bërë bashkë, mënyrën se si ajo përbënte gjithë botën time dhe se si ajo e kishte ndryshuar të gjithë botën time.

Mund t’ia them asaj këto gjëra, sigurisht, por ajo nuk do të mund t’i kujtojë. E vërteta është, bija ime, se ti kurrë nuk do ta dish se si të studiova unë ty, çdo pikël në hundën tënde një gjurmë në zemrën time, tiparet e tua kaq të reja dhe njëkohësisht aq të njohura.

Ti kurrë nuk do ta dish se si të shikoja ndërsa flije, sa herë përsëritjet “duhet të flesh kur bebja po fle!” më zienin kokën, por nuk e largoja dot shikimin, duke e adhuruar thjesht faktit që ti ke qenë këtu, që ti një herë dikur ke banuar brenda meje.

Ti nuk do ta dish kurrë pamjen që kam marrë, lodhjen e krijuar në eshtrat e mia ndërsa gjunjëzohesha dhe lutesha, për të gjetur paqe për dhim.bjen që nuk e dija që e kishe në bark.

Ti nuk do t’i dish kurrë vendimet që dukeshin me aq shumë rëndësi për mua në atë kohë: “Ta ushqej me gji apo jo? Të ushqehem gjithë jetën me patate të skuqura apo të heq dorë që herët? Luleshtrydhe organike apo të kursej para?

Ti nuk do ta dish kurrë se si akoma më ndalet fryma kur të shoh, sa e befasishme është kur të shoh tek rritesh brenda natës, kur lëviz me hijeshinë e një gruaje por fle si një bebe që dikur e mbaja në krahë.

Ti nuk do ta dish kurrë se si një zemër mund të rrahë jashtë trupit, e patundur dhe e fortë, e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj teje.

“Nuk do ta dish kurrë se frika më e madhe në jetë është të të humbas ty, është të të shoh ty të largohesh nga unë, ngadalë ndërsa rritesh.”

Ti nuk do ta dish kurrë se sa në parehati ndihem për këtë, sa shumë dua të të fsheh nën strehën time, se sa shumë herë them i me mend universit “A je i sigurt që ky angazhim është për mua?”

Ti nuk do ta dish kurrë se si e shoh veten brenda teje, diçka që më frikëson, ashtu siç më trillon.

Ti nuk do ta dish kurrë se sa e adhuroj teksa të shoh të rritesh, se si e shikoj çdo gjë që ti bën për vëllezërit dhe motrat e tua, se si e duron barrën e të qënit fëmija më i madh me aq hijeshi.

Ti nuk do ta dish kurrë që unë akoma vazhdoj të të shikoj teksa fle, që unë nuk do të ndaloj kurrë duke të ledhatuar flokët apo duke t’i larguar ato nga syte që të shikoj ftyrën tënde të bukur.

Ti nuk do ta dish kurrë se çfarë zemërimi ndjen një nënë kur ndjen se dikush e mërzit vajzën e saj të vogël, mënyrën se si stomaku im dhe..mb për ty kur ti bëhesh nervoze, se si unë e ndjej atë që ndjen ti.

Ti nuk do ta dish kurrë se frika ime më e madhe në jetë është të të humbas ty, është të të shoh ty të largohesh nga unë, ngadalë ndërsa rritesh.

Ti nuk do ta dish kurrë se si çdo hap, çdo frymëmarrje, çdo herë që të shikoj duke menduar për dikë tjetër, çdo histori që tregon, çdo moment që krijon, më bën të mrekullohem me dhuratën që ti je.

Ti nuk do ta dish kurrë, e dashur bija ime, se si ti u bëre e gjithë bota për mua, ndryshove tërë botën time dhe do të jesh gjithmonë e gjithë bota ime.

Por unë jam këtu. Edhe kur të mendosh se nuk jam dhe ky është një premtim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

BECI TAKON ARQIPESHKËVIN E SHKODRËS PERAGINE: DISKUTUAM PËR NJË PROJEKT TË RI

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Me Arqipeshkëvin e Shkodrës,...

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...