E mbante të mbyllur dhe pa ngrënë, 5-vjeçari bëhet kockë e lëkurë nga njerka

Një vogëlushi 5-vjeçar i kishin mbetur vetëm kockat pas ke.qtrajtimeve nga njerka e tij.

Nëna e 7 fëmijëve, Tammi Bleimeyer është dënuar me 28 vite bu.rg pasi u gjet fajtore për ke.qtrajtimin e djalit të vogël, të cilin e mbyllte në një bodrum dhe e detyronte të flinte në një dollap të vogël.

Jordan Bleimeyer, i cili tashmë është 9-vjeç, rrinte i izoluar nga të tjerët në një dhomë që familja e quante “dhoma e Harry Poter”.

Vendi ky ai rrinte, i detyruar nga njerka e cila e linte në pelena, ishte i pisët, me instalime të zbuluara elektrike dhe kishte brenda një dyshek të vogël.

Mjekët thanë se Jordan-i, i cili peshonte vetëm 13 kilogram në atë kohë, mund të kishte humbur jetën nëse vazhdonte të mos ushqehej. Ata e krahasuan gjendjen e të voglit me personat e ke.qtrajtuar që i mbijetuan Holokaustit.

Bradley Bleimeyer, babai i djalit, u deklarua fajtor për të njëjtën akuzë si bashkëshortja e tij, në 2016 dhe u dënua me 15 vjet bu.rg.

Rasti i tme.rrshëm doli në dritë në mars 2014 kur djali i Bleimeyer, i cili ishte 16 vjeç në atë kohë, e raportoi tek autoritetet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...