MIRËNJOHJA PËR KOLEGUN , “MEJDAN ZHIVANI” FITON KUPËN

Para 4 vitesh do të ndahej nga jeta gazetari sportiv Mejdan Zhivani. Pasi kontriboi për vite me radhë në gazetarinë sportive në Shkodër, një sëmundje do t’i merrte jetën para kohe në një moshë të re duke bërë që familja të humb njeriun e tyre të dashur,

 

 

gazetaria një profesionist dhe gazetarët një koleg të dashur. Në përkujtim të tij në fushën sportive të Jubanit në Gurin e Zi të Ferdinand Jakut u zhvillua mes televizioneve të Shkodrës kupa “Mejdan Zhivani”.

 

 

Familjarët e gazetarit Mejdan Zhivani falenderojnë për këtë nderim që i bëhet figurës së tij sot pas 4 vitesh kur nuk është në mesin tonë.

 

 

“Star Plus Televizion” u shpall nënkampion i kupës “Mejdan Zhivani” ndërsa kupa u fitua nga Tv1 Channel ndërsa pjesëmarrës ishin edhe Televizioni Rozafa, RTSH në Shkodër si dhe kolegë e miq të tjerë të Mejdan Zhivanit dhe familjes së tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...