URA E KIRIT-MJEDË DREJT PËRFUNDIMIT

Punimet në aksin prej 14 kilometrash Ura e Kirit Mjedë janë duke vijuar me ritme të kënaqshme. Kjo edhe nga moti me diell i cili ka favorizuar firmën që të vijojë punimet në cdo ditë të javës për të kapur në kohë afatet e përfundimit.

 

 

Inxhinierët e punimeve i thanë Star Plus se ka përfunduar vijëzimi përgjatë të gjithë aksit gjë që ka ndihmuar ndjeshëm lëvizjen e shoferëve sidomos gjatë orëve të natës.

 

 

Puna konkretisht është përqëndruar tek Ura e Spatharit ku po bëhet vendosja e fugave të reja me material gome për lehtësimin e qarkullimit të makinave , pasi fugat e vjetra ishin të mbushuara me asfalt.

 

 

Gjithashtu sipas inxhinierëve të punimeve në pjesën më të madhe të dy anëve të rrugës janë vendosur guardrelat, ose sic njihen në gjuhën teknike barrierat mbrojtëse duke bërë që të kryhet 90 % e punimeve .

 

 

Dora e fundit mbetet pastaj vendosja e sinjalistikës horizontale dhe asaj vertikale . Është kryer gjithashtu instalimi i delineatorëve; rifreskimi i sinjalistikës ashtu sikurse riparimi i kanaleve të drenazhit cka ka bërë që të krijojë lehtesira për të gjithë banorët e atyre zonave.

 

 

Nga inxhinerët e punimeve mësohet se është ndërhyrë në zonat ku rruga ka patur dëmtime më të theksuara , duke bërë ndërhyrje me cakull e stabilizant në fshatrat Rrenc e Ganjollë për të përforcuar vendet ku rrrëshqitjet e tokës kanë qënë masive.

 

 

Njëkohësisht është duke u punuar edhe në pastrimin e kanaleve anesore ne menyre që i gjithë uji që krijohet në rrugë nga reshjet të kullojë normalisht.

 

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...