SKANDALI , ARGJINATURA KIRIT PO SHITET PER SKRAP

Argjinatura e ndërtuar pak vite më parë e cila shërben për të mbrojtur nga përmbytjet fshatrat Bardhaj, Kuç e Vukatanë po dëmtohet cdo ditë , jo vetëm nga cilësia e dobët e punimeve që është bërë por edhe nga dora e njerëzve të papërgjegjshëm.

 

 

Marije Kolndreu banore e lagjes “Tre Heronjtë”, tregon se vazhdimisht vijnë persona të ndryshëm të cilët për të nxjerrë hekur nga betoni dëmtojnë argjinaturën.

 

 

Ndërkohë argjinatura vazhdon që të përdoret si landfill mbeturinash. Vetë banorët pranojnë se nuk e kanë kulturën për të mbajtur pastër ambjentin, teksa nga ana tjetër kërkojnë vendosjen e kazanëve në atë zonë sepse nuk ka asnjë të vetëm

 

 

Sic shikohet përmes këtyre pamjeve pjesë të shumta përberëse të argjinaturës kanë përfunduar në ujin e Kirit.

 

 

Nga ana tjetër , përballë kësaj situate të gjithë institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse e dinë që dëmet që mund t’i shkaktoj lumi Kir banesave mund të jenë të parikuperueshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...