Marashi lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme e kreu më 1952-shin në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gazetari.
Punoi si redaktor në gazetën “Puna” e më pas, sekretar kolegjiumi i saj dhe instruktor për shtypin.
Nga viti 1974 deri në vitin 1988 ka qenë Drejtor i Televizionit e që nga fillimet e viteve ’80 Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. Në vitet 1988-’90, Kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”. Për afro 14 vjet ka qenë Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Marash Hajati u nga nga jeta me 28 mars 2013.
Përveç artikujve të shumtë në organet e shtypit, si dhe në Radiotelevizion, ai ka shkruar edhe dokumentarët, “Tërmeti tundi malet, por jo zemrat tona”, “Fitimtarë mbi tërmetin” (nderuar me Çmim Republike), “Bijtë e tokës sime” (krijime publicistike, 1982),
“Dera e prapme e shtypit” (ngjarje e kujtime nga puna në shtyp e media, 1998), “Shqipëria në kapërcimin e shekullit” (analiza e komente, 1999), “Çanta me kontratë” (Poezi), “Tish Daija, i veçanti” (monografi, 2005),
“Vite befasish” (kujtime), “Histori dhe Vizion Stefani & Co” (monografi), “Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar” (kujtime, 2012).