SHKODËR, KUR ËSHTË RADHA E RRUGËVE NË PERIFERI?

Infrastruktura rrugore ne qytetin e Shkodrës vijon që të mbetet problematike.

 

 

Kjo është një rrugë që një i moshuar apo fëmijë që shkon në shkollë kalon të paktën një herë në ditë.Mund të flasim këtu për rrugët përtej qëndrës në të cilat mbizotëron balta, gropat me ujë dhe pluhuri.

 

 

Kjo situatë ka ardhur duke u përkeqësuar, pas mungesës së investimeve konkrete për rikonstruksionin e akseve të ndryshme rrugore, siç janë këto rrugë në lagjen Zooteknikë.

 

 

Për të kaluar në këtë rrugë nevojiten vetem cizmet sepse me kepucë është e pamundur
Banorët duhet të gjejnë ndonjë shteg sa për të kaluar.

 

 

Si gjithmonë, edhe për këtë pjesë të qytetit të Shkodrës nuk kanë munguar premtimet nga politika, ndërsa deri më sot asgjë nuk është bërë.Banorët nuk kanë dëshirë që të flasin ndonëse përballen prej vitesh me gjendjen e rënduar të rrugëve.

 

 

Jashtë kameras ata thonë se i ka humbur durimi pasi kanë marrë aq shumë premtime saqë janë lodhur. Mungesa e investimeve është një problem jo i vogël për periferin e qytetit të Shkodrës.

 

 

Edhe pse flitet gjithmonë për shtrim rrugësh dhe shërbime të tjera, periferia vijon të përballet me të njëjtin problem prej vitesh.Situata është e përkeqësuar në të gjitha stinët, si në verë po ashtu edhe në dimër

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...