Polici solidarizohet me studentët: Zemra mal, bravo ju qoftë për protestën!

Protesta e studentëve ka gëzuar shqiptarët në të
gjithë vendin.

“Lëvizja për Universitetin”, ka publikuar në faqen e

saj në facebook mesazhin e një
punonjësi të policisë, i cili përgëzon studentët dhe bën thirrje që këtë
protestë mos ta politizojnë.

Postimi
i plotë:

Solidaritet nga një punonjës policie:

“Bravo ju qoftë për protestën! Ju
mbështes dhe unë si njeri i thjeshtë, si ish-student që kam harxhuar milionat
në universitet shtetëror e gjë s’kam nxjerrë në vijë. Zemra mal, kur ju shihja


në portale. Aman, diçka s’më ka pëlqyer dhe bëni një shkrim në faqen tuaj për të
gjithë ata që po mundohen ta politizojnë protestën, mos të postojnë më, se e
kanë degjeneruar fare të gjithë krahët politikë pa përjashtim. Edhe 1 herë ju


përshëndes dhe me shpirt e zemër me të drejtën! Dhe nëqoftëse e postoni, anonim
ju lutem, për shkak se e kuptoni vetë nga fotoja.”

Ky është një mesazh solidariteti që na vjen në faqe


nga një punonjës policie. Ishin të shumtë policët që na mbështesnin sot nën zë
prej frikës së shefave. Edhe policia është me studentët. Të gjithë janë me
studentët!

Edhe pse e kemi thënë shumë herë, po e themi prapë
për hir të zotërisë që na ka shkruar: LARG PARTITË NGA PROTESTA E STUDENTËVE!

Bashkohuni nesër me studentët!

Studentët po bashkohen para Ministrisë! Janë me mijëra! Bashkohuni!

Posted by Për Universitetin on Friday, December 7, 2018

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...