TEPE-AJASËM, RRUGA QË DO TË LEHTËSONTE TRAFIKUN

Është një prej rrugëve që lidh dy lagjet më të vjetra të Shkodrës.Gjendja e kësaj rruge që lidh dy lagjet Ajasëm dhe Tepe ndodhet në gjendje të mjerueshme, mes gropave me ujë dhe baltës.

 

 

Sic shikohet edhe përmes pamjeve banorët detyrohen të hipin mbi këta grumbuj inertesh për të lëvizur nga njëra zonë në tjetrën.

 

 

Për banorët kjo është e pafalshme nga institucionet vendore përgjegjëse që nuk arrijnë të mundësojnë shtrimin me asfalt të kësaj rruge.

 

 

Nuk janë janë më shumë se 200 metër rrugë, e cila mund të kishte reduktuar numrin e madh të automjeteve që dalin nga qyteti i Shkodrës, sidomos gjatë sezonit të verës kur rrugët mbipopullohen nga emigrantët.

 

 

Asfaltimi i saj mund të kishte rezultuar lehtësues, duke patur parasysh trafikun që krijohet në këto muajt e verës.

 

 

Kjo zonë është përdorur më tepër për hedhjen e mbetjeve.Si në shumë raste të tjera, edhe për këtë rrugë nuk kanë munguar premtimet, sidomos përgjatë fushatave elektorale. Banorët kanë menduar të investojnë vetë, megithatë kostoja e lartë e ka bërë të pamundur.

 

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...