Pse dhjetori është muaji më i bukur i vitit

Dhjetori është muaji më i bukur i vitit, sipas shumë studimeve. Jo vetëm se pas shume kohësh ti mund të shohësh përtej dritares borën që bie, teksa në shtëpi je duke pirë një gotë verë, por dhe atmosfera e festave i bën njerëzit të jetojnë një gëzim të përhershëm.

Krishtlindjet, Viti i Ri përfshin familjet apo këdo në mendime se si duhen kaluar sa më mirë. Agjencitë e festave prej kohësh planifikojnë organizime për këto festa , ndaj ti duhet thjesht të zgjedhësh.

Pema e Krishtlindjeve është një tjetër gëzim i këtij muaji. Zbukurimi i saj është një ngjarje e bukur jo vetëm për fëmijët. Dhuratat janë një tjetër element që e bën dhjetorin një muaj të veçantë. Të zgjedhësh një dhuratë për njeriun e zemrës nuk është e lehtë. Ju duhet të mendoheni gjatë. Dyqanet janë plot me zgjedhje por sërish këto nuk janë zgjedhje të lehta.

Gatimet janë një tjetër element që e bëjnë këtë muaj të dashur. Sa shumë ëmbëlsira apo gatime të tjera projektohen në mendjen e amvisave. Librat e gatimit janë më të shiturit këtë muaj. Ju mund të provononi ushqimin e preferuar pasi ka kaq shumë mundësi zgjedhjeje.

Por, dhjetori është e muaji i reflektimit të një viti që po lëmë pas. Ju mund të analizoni gabimet apo arritjet dhe të vendosni synimet e vitit që po vjen. Pa një plan asgjë nuk arrihet. Por ndërsa kemi hyrë në këtë muaj, shijojeni sa më shumë gëzimin e tij.Pse dhjetori është muaji më i bukur

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës në lagjen Skënderbeg. Fatmirësisht, e moshuara 90-vjeçare, e cila jetonte...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...