HEC VALBONË “TRANSFEROHET” NË DYERT E GJYKATAVE

Kryetari i gjykatës së apelit në Shkodër Fuat Vjerdha nisur nga çështja e një dite më parë lidhur me seancën e këshillimit për firmat e falsifikuara që janë përdorur si një prej dokumenteve për hidrocentralet në Valbonë të Tropojës ka sqaruar se kërkesa për pushimin e çështjes ka ardhur nga prokuroria e Tropojës fillimisht për shkak se banorët e kanë bërë kallëzimin e tyre 5 vite pasi është firmosur ai dokument duke qenë jashtë afatit ligjor.

 

 

Nisur nga pretendimet e banorëve të Tropojës dhe aktivistëve që ishin të pranishëm në Shkodër duke iu referuar atyre dhe bëri të ditur se sipas banorëve punimet në hidrocentralet e Valbonës do të vijonin normalisht pas vendimit të gjykatës së apelit gjë për të cilën kryetari Vjerdha nuk është dakord pasi ndalimi i punimeve ose jo nuk ishte objekt i gjykimit.

 

 

Edhe nëse kryetari i apelit ka të drejtë ky nuk ishte një qëndrim i Star Plus por një pretendim i banorëve një ditë më parë të cilët qartazi u shprehën se vendimi i apelit në Shkodër për lënien në fuqi të shkallës së parë në Tropojë bën që punimet në HEC-et e Tropojës të vijojnë.

 

 

Pavarësisht se nuk ishte objekt gjykimi në gjykatë, vazhdimi apo ndalimi i punimeve, për banorët e Tropojës që janë kundër ndërtimit të HEC-ve vendimi i dhënë dje nga gjykata e apelit Shkodër që rrëzoi pretendimet e tyre është lexuar nga këta banorë si një vendim që lë të kuptojë se asgje nuk e ndalon ndertimin e Hecit ne Tropoje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...