A përnjëmend mendoni që s’na do Europa a, ku keni pa që ministrat të gjuajnë me allti?

Nga Rrahman Paçarizi

Mllefi ndaj Bashkimit Europian është i arsyetueshëm. Izolimin po e ndiejmë në lëkurë ma shumë se kurrë. Na kalon shpejt. Nja dy ditë nxehtë e ftohemi, i kapemi ndonjë teme tjetër, për shembull merremi me ajrin e ndotur apo ndonjë temë që na e kurdis shteti.

 

Është krejt e vërtetë që BE ka thënë se demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit janë kushte për liberalizimin e vizave.

 

Por, a po e pyesim veten pse s’po na do kush? A përnjëmend po mendoni që Europa është tranu a? A përnjëmend po mendoni se Europa nuk na fol vetvetiu a? Është po ajo Europë që bashkë me Amerikën e kanë bombardu Serbinë për të na shpëtu ne.

A mos kemi faj edhe që Serbia na ka dalë përpara me diplomaci e lobim. A mos n

uk dimë me vrapu në shtigje të gjata? A mos jemi gabim edhe na bre, burra të fortë?

Kqyreni sistemin e drejtësisë, kqyreni shëndetësinë, arsimin, ekonominë, kqyrini politikat e jashtme. Hajt, pashë nji Zot kqyrini shumicën e ambasadorëve dhe stafin tjetër diplomatik. Hajt pashë nji Zot kqyrini zëvendësministrat.

 

Po ku keni pa ndonji qeveri tjetër europiane në të cilën ministrat nuk i përgjigjen kryeministrit, por shefit të partisë së vet? Po ku keni pa parti që ka trefish ma shumë ministra sesa deputetë? Po ku keni ndi e pa që kompanitë publike me u da si kuleçë të pites ndërmjet partive politike heeeej. Po ku keni pa more ministra që gjujnë me alltia për pikë të qefit. Tani, na po dojmë viza?! Leni hajgaret amani ju koftë. E di që keni me thanë që Ukraina e Gjeorgjia e nashta edhe Rumania janë ma keq se na. Kqyrjani ambiciet se me kë krahasohemi.

 

Tani, hala po doni viza a. Hajt se ftofemi për nja tri ditë a lavderohemi me taksen 100% e blejmë tinëz plazma. Gëzuar Vitin e Ri! Kosova Republikë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...