Zhunior shënon dhe rikthehet tek goli. Ka një dedikim të veçantë për golin ndaj Burrelit (FOTO)

Pas 5 javësh “shterpësie”, braziliani Silvio Rodrigues Pereira Junior është rikthyer sërish tek goli. E ka bërë një gjë të tillë në ndeshjen e djeshme ndaj Burrelit duke shënuar golin e parë, atë që zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të të saj.

Ka qenë një interpretim i bukur i një momenti pasigurie të mbrojtësve dhe portierit mik dhe ai ka shfrytëzuar topin e kthyer nga shtylla, duke e dërguar në rrjetë. Pasi ka parë topin të kalojë vijën fatale, sulmuesi 24 vjeçar ka vrapuar duke festuar por edhe duke bërë shenjën e zemrës.

Një me dedikim pikërisht për bashkëshorten e tij që e ka patur në tribunën qendrore të stadiumit “Loro Boriçi”. Më pas, ka bërë edhe ritualin e tij të zakonshëm të lutjes duke u ulur në gjunjë dhe duke parë me të dyja duart lart nga qielli.

Junior është një lojtar i rëndësishëm për Vllazninë dhe pavarësisht momenteve jo të mira që kaloi në ndeshjet e fundit, me 6 golat e shënuar deri më tani, mbetet golashënuesi më i mirë i grupit A të kategorisë së parë. Kuptohet që prej tij priten edhe gola të tjerë në ndeshjet e ardhshme.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...