‘Jemi verbue shpirtnisht, na mungon dashunia’

At Zef Pllumi ka shkruar:

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?…

Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.

Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . . Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo.

Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”

Zef Pllumi (Bogë, 1924 – Romë, 2007) qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane.

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj strukturave të Partisë Socialiste në ZAZ2, duke i quajtur "familjen e tij të dytë"....

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...