DRANGU: AMULI NË PD DO TË SJELLË FRYMË PËRBASHKUESE

Shoqata e ish-të përndjekurve politik në qytetin e Shkodrës ka përshëndetur fitoren e kandidatit të partisë demokratike për degën Shkodër Xhevdet Amuli duke e parë si figurën e duhur në krye të kësaj force politike.

 

 

Për kreun e ish-të përndjekurve Zenel Drangu fitorja e z, Amuli është një benefit për anëtarët e kësaj shtresë duke qënë se familja e tij vjen pikërisht nga shtresa e ish-të përndjekurve politik, ku regjimi komunist e shpalli kulak babain e tij duke e dënuar me 10 vite burg .

 

 

Duke mos lënë pas vlerësimin për kontributin e Ramiz Çobaj, kreu i ish- të përndjkurve Drangu shpreson se kjo figurë e rë në krye të PD Shkodëer sic është Xhevdet Amuli do të sjellë një frymë përbashkuese pro të mirës së përbashkët të qytetarëve.

 

 

Xhevdet Amuli prej dy ditësh është zgjedhur të jetë kryetari i ri i PD Shkodër. Amuli fitoi garën përballë kandidatit tjetër Ramiz Çobaj. Ky i fundit drejtoi për 4 vite degën e PD Shkodër.

 

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...