Pema e Krishtlindjes, jo e Viti të Ri

Nga Agustin Bardhi/

Nëse do të pyesnim shqiptarët, edhe ata të besimit katolik se si quhet ajo pema me shumë zbukurime që vendosin nëpër shtëpi në “kohën e ardhjes” në shumicën e rasteve do të përgjigjeshin pema e Vitit të Ri.

Sikurse në shumë gjëra tjera edhe kësaj tradite të lidhur ngushtë më religjionin e krishterë, diktatura komuniste arriti t’ia ndryshojë emërtimin.

Prej kohësh në të gjitha kulturat pema është konsideruar si simbol i jetës. Ndryshe nga shumë pemë tjera bredhi ka një domethënie të veçantë simbolike, sepse ai është gjithmonë jeshil dhe i begatë ndërkohë që pemët tjera janë të zhveshura dhe duken si të thara.

Kjo pemë përfaqëson jetën e amshuar dhe shpresën e kthimit në jetë. Në Greqinë antike bredhi ishte pema e shenjtë e Artemis-ës, mbrojtëse e lindjeve. Ndërsa në një pjesë të mirë të Azisë veriore, bredhi ishte i konsideruar si pema kozmike, i mbjellë në mes të universit.

Që në Kishën antike ishte zakoni i zbukurimit i shtëpisë me degë dhe kurora, por ky zakon ishte i lidhur me ritet pagane të pemëve dhe të solsticit të dimrit.

Origjinën e Pemës së Krishtlindjes e përcakton shpengimi dhe krijimi. Pema e Krishtlindjes e futur në kontekstin religjioz është shenjë paqeje dhe shprese, bredhi gjithmonë i jeshilët për më tepër, simbolikisht na çon te Biri i njeriut, “i Gjalli” (Zb 1, 18).

Jezusi është vërtetë “Pema e jetës” (Zb 2, 7), Ai përforcon dhe rivendos bashkimin ndërmjet Hyjit dhe njeriut të prishur prej Adamit dhe Evës në Eden, ngaqë hëngrën frutin e pemës së ndaluar (Zan 3, 6).

Tregohet se Shën Bonifaci (lindi në Angli rreth 680 dhe ungjillëzoj popujt gjermanik) në natën e Krishtlindjes së 724-s,u përball me paganët që ishin mbledhur rreth “lisit të shenjtë” që paganët e përdornin për të adhuruar zotin Thor.

Shën Bonifaci së bashku me disa dishepuj, mbërrin në aty ku ishin mbledhur tek “lisi i shenjtë” dhe ndërsa paganët po flijonin një fëmijë, ai bërtiti: “ky është lisi shenjtë juaji dhe ky është Kryqi i

Krishtit që do ta copëtoje çekiçin e Thor-it zotit tuaj fals”. Mori një sëpatë dhe filloj të godiste lisin e shenjtë. Një erë e fortë fryu papritur, lisi ra dhe u copëtua në katër pjesë. Mbrapa këtij lisi të rëndësishëm gjendej një bredh i ri i jeshilët. Shën

Bonifaci iu drejtua përsëri paganëve: “Ky bredh i vogël, bir i ri i pyllit, do të jetë pema e shenjtë e juaja këtë natë. Është druri i paqes, sepse shtëpitë tuaja janë të ndërtuara me bredha. Është shenja e një jete pa fund, meqenëse është gjithmonë i jeshilët.

Vini re si drejtohet drejt qiellit. Le të quhet pema e Krishtit fëmijë, mblidhuni rreth tij, jo në mal, por në shtëpitë tuaja, atje nuk do të kryhen rite gjaku, por dhurata dashurie e rite mirësie…”

Shën Bonifaci arriti të konvertonte paganët dhe kryeplaku i fshatit vendosi një pemë në shtëpinë e tij, duke vënë sipër degëve qirinj.

Nga këtu fillon mirëfilltë origjina e pemës që ne sot vendosim nëpër shtëpi. Përdorimi më i zakonshëm dhe përhapja filloj gjatë periudhës së shek XVII.

Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u vendos për herë të parë në Krishtlindjen e vitit 1982, pema ju dhurua Papës Shën Gjon Pali II nja një bashkëqytetar Polak që e solli në Romë.

Pra të dashur katolik mos ja bëni qefin “doktrinës komuniste-hoxhiste” duke e quajtur pema e Vitit të Ri, por thirreni me krenari e simbolikë jete Pema e Krishtlindjes, Zotit të Jetës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...