ÇMIMI I NAFTËS ULET ME 7 LEKË PËR LITËR

Çmimi i karburanteve ka shënuar një rënie të lehtë me 7 lekë për litër ditët e fundit në tregun vendas. Në pikat e tregtimit të naftës në vend, një litër naftë shitet me përafërsisht 175 lekë dhe një litër benzinë me 177 lekë.

Më parë, nafta tregtohej me 182 lekë. Tendencën rënëse e kanë reflektuar disa distributor të ndryshëm të karburanteve në vend me naftën që ka zbritur në 178 lekë, po me rreth 7 lekë për litër. Operatorët e tregut pohojnë se tregu ka reflektuar rënien e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa, treguesi referencë i naftës europiane Brent, ka zbritur në 60 dollarë për fuçi, nga 85 dollarë që ishte niveli më i lartë i vitit, në mes të muajit tetor. Rritja e karburanteve në bursa u reflektua dy herë në tregun vendas, në qershor dhe tetor me nga 5 lekë për litër përkatësisht, duke e çuar nga 172-173 lekë në fillim të vitit në 182-183 lekë deri pak ditë më parë.

Por, pavarësisht rënies, nafta në tregun vendas mbetet më e shtrenjtë sesa një vit më parë, ndonëse në bursa ka zbritur përtej nivelit që ishte në nëntor 2017.

Operatorët e tregut pohojnë se ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare do pak kohë të reflektohet. Nga ana tjetër, barra e lartë e taksave bën që karburanti në Shqipëri të jetë ndër më të shtrenjtët në Europë në vlerë absolute dhe më i shtrenjti nëse krahasohet me fuqinë blerëse.

Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajnë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër.

Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40 lekë për litër.

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...