Kujtimet e priftit katolik: 29 Nëntor 1944, e premtja e zezë e Shqipërisë

Sot kur shqiptarët kremtojnë 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit, Biblioteka Franceskane ka botuar kutjimet e priftit katolik, At Konrrad Gjolaj për 29 Nëntorin e vitit 1944. Historia e rrëfyer prej tij është ndryshe nga librat e historisë që kemi lexuar deri më sot për partizanët dhe LANÇ.

 

“E premtja e zezë e Shqipnisë, që filloi me 29 Nandor 1944, dhe jo me 28 Nandor, e që do të vazhdojnë përsa të sundojnë komunistat këtu, erdhi edhe në Shkodër. Flamuri i ynë i dhunuem me yllin e kuq, bashkë me flamurin e Jugosllavisë së Druzhe Titos, plot mbas 31 vjetësh prej 1913, u valvit në atë kompanjel të Kishës tonë, i vuem me forcë prej komunistave shqiptar, “Partizanve çlirimtar”, dhunues të Fesë e të Nderës së kombit tonë”.

“Partizanët në darkë u mblodhën me festue fitoren në ndërtesen e konsullatës italiane (ma vonë shtëpia e kulturës). Rreth mesnatës 3 gjerman të armatosun kanë ardhë prap me një triçikël, kanë trokitë në derë, dhe kanë hy në mjedis 300 partizanve, janë ngjitë nalt, dhe kanë marrë në një kasafortë, një dokument e kanë shkue në punën e vet.

 

Po partizanët trima shka bane? Vazhduen me hangër e me pi ndër tavolinat e mbushuna prej shumë tregtarëve shkodranë, që kujtonin se “këta” partizanët do të vazhdojnë me kenë shegertat e tyne të përprashëm. Filluen me u shpërnda ndër shpijat e Shkodrës, kështu qyteti u mbulue me morra. Në netët e ftofta t’atij dimni rreth votrës ndër sytë e trishtuem të partizanve shifej e mshefun tinzia. Kështu na shkeli me thundrën e saj “liria”.

 

“Kur shteti bjen në duert e vagabondave dihet e mbara. Gjithkah nën pretekstin e sekuestrimeve, vjedhje e plaçkitje. Njerëz që me djersën e ballit kishin rregullue deri diku ekonominë, u detyruen ku nën dorë e ku mbi dorë, veç si e si me sigurue bukën, thenin napolona arit të mbetuna n’arkat e grave,

 

mbasi gjendja shkoi deri aty, sa për një bukë, me ndejë me orë ndër rrallat e pafund. Makinat ndër magazet e tregtarëve ngarkonin mallin dhe e dërgonin në “ndihmë të popujve vllazën të Jugosllavisë mike”.

 

Gjithshka filloi me shterrë. Burgjet mbusheshin tash edhe me tregtarë që nuk paguejnë tatimet, e huni vlonte si në karadak me dorëzue ar e stoli. Në pazarin e vjetër përditë mbyllej një dugajë, se nuk asht pague tatimi, ose ma keq, filani ka mbetë në birucë se nuk difton kapitalin”.

*Át Konrrad Gjolaj, Çinarët, Botime Françeskane, Shkodër, 2015, f. 45; 71; 81).

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...