Në Shkodër flitet nga persona që e kanë jetuar mirë datën 28-29 nëntor të vitit 1944 se , naten e 28 Nëntorit në qëndër të Shkodrës në këtë rrugë pushtuesit Gjermanë kryen një nga maskrat më barbare në Shqipëri .
Gjermanët ekzekutuan katër pjestarë të familjes Berberi në lagjen ‘’Mehalla e Çakajve ‘’. Star Plus për të vërtetuar saktësinë e kësaj ngjarje nxorri katër çertifikata e vdekjes së familjes Berberi për të parë nëse kjo masakër korrespondon me pretendimet se ngjarja ka ndodhur më 28 Nëntor .
Realisht katër çertifikatat e vdekjes së familjes Berberi që po shfaqen ne ekran , janë të gjitha të datës 28 nëntor 1944.
Kjo vërteton se Shkodra natën e 28 nëntorit ende nuk ishte cliruar nga Gjermanët që ishin në ikje e sipër dhe nuk mund të pretendohet se jemi cliruar më 28 nëntoë të vitit 1944 kur po në këtë datë Gjermanët ekzekutuan një familje të tërë në qëndër të Shkodrës duke vrarë katër përsona .
Ndërsa kjo është fotoja e datës 29 nëntorë e vitit 1944 ku nga familja Berberi nxirren trupat e viktima që dergohen për në banesën efundit në varezat e qytetit .
Nga veteranët e luftës nacional clirimtare tregohet se natën e 28 nëntorit përvec masakrës së familjes Berberi ku u vranë katër përsona janë hedhur në erë tre ura të qytetit dhe një depo municionesh në lagjen ‘’Perash’’ .
Masakra gjermane e 28 nëntorit e vitit 1944 është e botuar dhe në librin e titulluar “Portrete Deshmorësh” të LANÇ të Shkodrës , të botuar nga veterani I LANC Vehbi Fisha ku shkruhet’ Qamil Beberi ishte përgjegjësi I njesitit guerril për pjesën lindore të qytetit (kjo e vertetuar dhe me dëshmin që më pas është shpallur dëshmorë lufte ).
Natën e 28 nëntorit duke u gdhirë 29 nëntori Qamil Berberi ishte kthyer në shtëpi për të marrë ushqime për shokët dhe në momentin që del nga banesa ai qëllohet nga autokolona gjermane e cila ishte në ikje e sipër nga Shkodra .
Pjestarëte familjes babai tij me nënën dhe motrat dalin tek dera e shtëpis për të parë cfarë ndodhi dhe në atë moment e gjitha familja qëllohet për vdekje nga gjemanët.
Po atë natë në atë vend është vrarë furrtari i lagjjes Luigj Urbani I cili kishe qëndraur deri vonë pasi ishte natë Bajrami Kete e mbulon me pamje ku ka ndohe ngjarja ke pamje te rrugices dhe plane librit.
Sipas dokumentave që disponon orginazata e LANC-it Shkodër janë 7 të vrarë dhe 3 të plagosur në Shkodër natë e 28 nëntorit të vitit 1944.
/Star plus/