Procedurat për aplikimet për pasaporte vazhdojnë të jenë shqetësuese për qytetarët. Këtë herë ai që e ka ngritur publikisht shqetësimin ka qënë Ilir Zela, Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( AKEP).
Nëpërmjet një postimi në facebook, Ilir Zela një eksponent i vjetër I PS i ka bërë apel ministrit të brendshëm që të merret seriozisht me këtë shqetësim dhe atë që ai e ka quajtur poshtërim të qytetareve sa herë që bëjnë aplikim për pasaportë.
Ai jep shembullin e tij personal si për ta vërtetuar këtë problematike.
Më poshte statusi I plotë I Ilir Zelës në faqen e tij në facebook:
I nderuar minister Sander Lleshaj.
Po ju shkruaj publikisht me lutjen per tu marre seriozisht me dhenien fund te poshterimit te qytetareve shqiptare sa here bejne nje aplikim per pasaporte.
Sot u paraqita per aplikim ne piken prane njesise 2 dhe aty nuk kishte sherbim. Asnje njoftim per arsyen dhe as ku duhet te drejtohet qytetari.
Me dashamiresine e punonjesve te njesise 2 mesova se duhet te shkoja per aplikim tek njesia 5.
Kur paraqitem aty me kerkojne pasaporten e vjeter qe ta demtojne para se te bej aplikimin per te rene. U them se duhet te udhetoj nderkohe qe pergatitet e reja. Me thone qe keshtu eshte rregulli.
Cfare eshte ky rregull antikushtetues qe pengon te drejten time kushtetuese per te levizur? Apo eshte interesi i ALEAT permbi Kushtetuten e Shqiperise!
Dhe nje gje tjeter i dashur vella: pse duhet te shkoje qytetari ne tre vende kater here per te bere nje pasaporte? Dy here tek gjendja civile, nje here tek ALEAT dhe nje here ne polici? 5 dite pune i dashur Minister!
Per te mos folur per çmimin e pasaportes qe e kane vene sikur te ofrojne sherbim me standard te barabarte me SHBA.
Te lutem jepi fund ketij poshterimi!