BËRDICË, BANORËT “MUNDIN” SHTETIN, INVESTOJNË NDRIÇIMIN

Këta ndriçues janë në fshatin Mali Hebe të njësisë Bërdicë. Pas shumë vitesh në errësirë dhe në kushtet kur rreth 500 banorë kanë emigruar nga 800 që ka fshati duke mbetur pjesa më e madhe të moshuar, një grup të rinjsh kanë vendosur që të organizohen vetë dhe të mbledhin para.

 

 

Ka mjaftuar një njoftim në facebook dhe banorët aty bashkë me emigrantët kanë mbledhur rreth 3 mijë euro duke mundësuar ndriçimin në rrugën e fshatit. Andi Paloka dhe Samuel Curri tregojnë se si lindi kjo ide.

 

 

Tonin Shtjefni një prej banorëve të fshatit Mali Hebe tregon se historikisht rruga e tyre nuk ka patur ndriçim edhe pse e kanë kërkuar një investim të tillë.

 

 

Salvator Paloka është kryeplaku i fshatit Mali Hebe në Bërdicë i cili shprehet se shpesh herë ka patur premtime për ndriçimin por asnjëherë nuk u realizua derisa erdhi kontributi i të rinjve të fshatit. Tashmë kanë lindur idetë për të tjera iniciativa.

 

 

Banorët në Mali Hebe bëjnë një apel edhe për komunitetet e tjera në Shkodër që të bashkohen në të tilla iniciativa.

 

 

Banorët në fshatin Mali Hebe kanë blerë 64 ndriçues dhe materiale të tjera që kapin shifrën 3 mijë euro duke ndriçuar rrugën e fshatit.

 

 

Shtyllat e ndriçimit janë mundësuar nga një biznesmen i zonës duke arritur që të gjithë bashkë t’ia arrijnë qëllimit duke dhënë njëkohësisht një mesazh të fortë qoftë për institucionet po ashtu edhe për komunitetet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...