I humbi gjymtyrët nga sëmundja e rrallë, vogëlushi provon ecjen për herë të parë me proteza

Një vogëlush, që i humbi gjymtyrët kur ishte fare i vogël, ka provuar për herë të parë ecjen falë vendosjes së protezave.

Romeo Hadley, nga Cardiff, ishte vetëm tre vjeç kur filloi të kishte dhi.mbje në këmbë dhe simptoma të ngjashme me ato të gripit.

Pasi u shtrua në spital, fëmija u diagnostikua me gjendjen e rrallë, purpura fulminans, që prek një person në një milionë. Mjekët u detyruan t’ia amputonin në mënyrë që t’i shpëtonin jetën.

Tani, nëna e tij Katie Hadley, ndau një video të momentit kur djali i saj hodhi hapat e para me ndihmën e protezave.

Hadley tha:

Bashkëshorti dhe unë nuk mund t’i mbanim emocionet. Ky ishte momenti kur Romeo kaloi nga ‘këto nuk janë këmbët e mia të vërteta’ në ‘unë tani jam aq i gjatë sa shokët e mi.”

Romeos i pëlqen që të luajë futboll dhe e ka ëndërr që një dite të jetë një lojtar profesional basketbolli. Familja e tij po i mban shpresat nga mënyra se si teknologjia protetike mund të përparojë gjatë 20 viteve të ardhshme, ndërsa ai rritet.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...