Çfarë donte të bëhej Ilir Meta kur të rritej?

Presidenti Ilir Meta vizitoi të dielën shkollën fillore në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj në komunën Rozhajë në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë.

Ai u prit nga stafi pedagogjik, nxënës dhe prindër, duke qenë hera e parë që një President nga Shqipëria viziton një shkollë fillore.

Kreu i shtetit dhuroi për këtë shkollë, 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare si edhe fotografinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duke folur me këtë rast, ai falenderoi stafin pedagogjik për punën e bërë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.
Por teksa është pyetur nga nxënësit se çfarë profesioni ka pëlqyer në fëmijërinë e tij, ai ka zbuluar se do donte të ishte mësues.

“Ëndrra ime më e madhe në moshën tuaj ka qenë të bëhesha mësues. E doja shumë këtë profesion fisnik dhe për faktin se të dy prindërit e

mi kanë qenë mësues”, u shpreh Meta

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...