BASKET MESHKUJ, VLLAZNIA MERR HUMBJEN E 7-TË

Vllaznia në basketbollin e meshkujve ka marrë një tjetër humbje. Kështu trajneri ri Neven Plantak i ardhur në skuadër bashkë me tre lojtarë amerikan nuk kanë mundur që të sigurojnë një fitore në këtë përballje të parë duke mos patur në dispozicion kohën e nevojshme për t’u konsoliduar.

Vllaznia humbi 56-78 ndaj Teutës, një prej ekipeve më të mira këtë sezon. Në fund të ndeshjes trajneri i kuqebluve Neven Plantak tha se skuadra e tij nuk ka patur kohën e duhur në dispozicion.

“Është ndeshja jonë e parë dhe nuk kishim çfarë të bënim më tepër. Kishim shumë pak kohë në dispozicion për të bërë ndryshime thelbësore. Unë sapo kam ardhur dhe po ashtu edhe tre lojtarët amerikan.

Natyrshëm që na duhet ende kohë për t’u përgatitur dhe për të ndryshuar për mirë rrjedhën tek Vllaznia. Kemi ndeshje të vështira përpara por ne nuk duhet të dorëzohemi dhe natyrshëm që në këto tre përballje do përpiqemi të marrim ndonjë fitore.

Unë them se pas ndeshjes me Partizanin, pra pas tre ndeshjesh skuadra jonë do arrijë që të konsolidohet ashtu si e mendoj unë në mënyrë që të kemi rezultate pozitive.

Pas ndeshjes me Partizanin kemi pak kohë dhe besoj se skuadra do përgatitet siç duhet për të arritur objektivin që kemi që është largimi nga vendi i fundit në një pozicion më të mirë në renditje”.

Basketbollisti i Teutës amerikani Copes u shpreh se fitorja ndaj Vllaznisë nuk ishte e vështirë.

“Në fillim e morëm pak avash këtë ndeshje sepse tek Vllaznia kanë ndryshuar gjërat. Pra ka një trajner të ri dhe lojtarë të rinj të ardhur. Ndaj ne nuk u ngutëm fillimisht ndaj edhe rezultati nuk ishte në anën tonë.

Megjithatë pasi studiuam pak kundërshtarin u rikthyem tek loja jonë e zakonshme dhe arritëm që ta fitojmë ndeshjen ndërsa besoj se dominuam dhe e merituam këtë fitore. Kishim ardhur me objektivin e qartë për të fituar dhe jam i lumtur që ia arritëm qëllimit.

Them se sonte nuk ishte shumë e vështirë fitorja ndaj Vllaznisë. Skuadra jonë dhe maksimumin dhe Vllaznia u vendos në vështirësi përballë nesh ndërsa ekipi jonë ruajti qetësinë dhe shumë shpejt mori fatin e ndeshjes në dorë duke arritur tek fitorja”.

Vllaznia vazhdon që të jetë në vend të fundit ndërsa në 7 ndeshje të luajtura deri më tani ka marrë 7 humbje në kampionat. Megjithatë me ndryshimet e reja ka një shpresë që Vllaznia të mos bie nga Kategoria A në kampionatin kombëtar të basketbollit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...