PD SHKODËR, MË 1 DHJETOR ZGJEDHJET PËR KRYETAR DEGE

Partia Demokratike e Shkodrës ka gjetur datën se kur do të zhvillojë zgjedhjet për kryetar të degës së kësaj force politike në Shkodër por ende nuk ka gjetur kandidatët. Është vendosur data se kur do të mbahen këto zgjedhje.

 

 

Me 1 dhjetor PD Shkodër do të njohë kreun e ri të saj i cili do të gëzojë një mandat 4-vjeçar. Ndërsa është vendosur data e zgjedhjeve të Kuvendit të degës së PD ende Partia Demokratike në qendër nuk ka sjellë zyrtarisht se cilët do të jenë kandidatët e kësaj gare.

 

 

Natyrisht që në zyrën e kreut të PD Lulzim Basha ka një sërë emrash që kanë ardhur si propozime nga baza dhe më pas janë miratuar nga grupi i punës në Shkodër pas filtrimit të bërë duke i dërguar në Tiranë.

 

 

Tashmë pritet që lideri i PD Lulzim Basha të sjellë në degën e Shkodrës kandidatët zyrtar. Sipas burimeve pritet që lideri demokrat të sjellë vetëm dy emra që do kandidojnë nga e gjithë lista me propozime dhe të miratuara nga grupi i punës që ka në tavolinën e tij. Aludimet janë nga më të shumtat lidhur me kandidatët e mundshëm.

 

 

Star Plus ka mësuar edhe listën zyrtare të kandidatëve. Nga 21 në total grupi i punës ka dërguar 15 emra të cilët janë: Aleksandër Marleci, Ramiz Çobaj, Xhevdet Amuli, Sytki Muça, Arian Peraj, Arben Lushaj, Ardit Çylybyli, Arben Gjuraj, Blendi Gjylbegaj, Ervin Gjini, Vildana Gushta, Edona Staka, Nesti Kiri, Ndoc Ashta dhe Qamil Gjyrezi.

 

 

Deputetët e PD janë dorëhequr bashkë me disa emra të tjerë të rëndësishëm. Ajo që po ndodh është se të gjithë, eksponentët kryesor në radhët e PD po luftojnë që të kenë kandidatët e tyre, kjo për të patur influencën e duhur por edhe si një katapultim për të ardhmen.

 

 

Jo shumë larg pas zgjedhjeve në radhët e PD në degën Shkodër do nis vrullshëm puna për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019-ës natyrisht nëse PD sjell në kohë kandidatin zyrtar për bashkinë Shkodër, pozicion për të cilin po ashtu përfliten disa emra të ndryshëm.

 

 

Kreu i ardhshëm i PD Shkodër patjetër që do ketë ndikimin e tij edhe tek kandidati i bashkisë në 2019-ën apo edhe në një farë mënyrë tek ndonjë kandidat për deputet për zgjedhjet parlamentare të 2021.

 

 

Sipas burimeve në radhët e PD kanë përfunduar zgjedhjet edhe në grupseksionin ku pati probleme. Mes vetë kandidatëve është rënë dakord që kryetar i atij grupseksioni të jetë Ervin Gjini ndërsa edhe pse formalisht procesi i zgjedhjeve është zhvilluar edhe aty një ditë më parë duke plotësuar

 

 

kështu 38 krerët e rinj të grupseksioneve sipas ndarjes së re të cilët do jenë edhe kryesia e re e degës PD Shkodër. Tashmë pritet për t’u parë se cilët do jenë dy kandidatët për kryetar të PD Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...