Kosova bllokadë mallrave serbe, rrit taksat në 100%

Pas mos pranimit në INTERPOL, Kosova i ka shpallur luftë ekonomike Serbisë dhe Bosnjës. Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës me 100% për mallrat dhe produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri i Tregtisë së Kosovës, Endrit Shala propozoi që Serbisë t’i rritet taksa në 100% nga 10% që ishte më parë.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. Ka një asimetri të madhe sa i përket ofertave publike. Ku kompanitë e Kosovës nuk mund të konkurrojnë ligjërisht në ofertat publike në Serbi. Në anën tjetër ka më shumë se 100 oferta publike që kompanitë serbe kanë fituar në Kosovë.

Probleme të tjera ka shumë. Kosova nuk mund ta zhvillojë industrinë e saj të transportit dhe humb qindra vende pune, sepse kamionët e Kosovës nuk lejohen ta përdorin Serbinë si vend transit për në tregun e BE-së”, tha Shala, ndërsa vendimi u përkrah edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”-tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Vendimi i Kosovës ka ardhur pas fushatës që po e bën Serbia ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe pengesës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...