PANUÇI: JAM I NXEHUR, DUHET TË FITOJMË ME SKOCINË

Para ndeshjes me Skocinë që Shqipëria do e zhvillojë në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” trajneri i kuqezinjve Christian Pannuci në konferencën për shtyp deklaroi se skuadra e tij duhet të shënojë dhe të fitojë patjetër këtë sfidë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Formacionin do ta përcaktoj nesër sepse kam dyshime. Skuadra duhet të përmirësojë komunikimin në fushë. I kemi flakur vetë shanset për kualifikimin. Ndonëse nuk e shfaq, brenda vetes jam shumë i nxehur. Kemi shfaqur gjëra të mira, por na duhen fitoret.

Është e qartë që ndaj Skocisë duhet të shënojmë gol. Në Izrael kemi krijuar shumë raste, por na ka munguar finalizimi. Kemi përgatitur disa lëvizje taktike dhe shpresoj të jemi më konkretizues para portës.

Sa i përket vitit 2018 me rezultate jo shumë të mira ju i referoheni gjithmonë Kosovës dhe Ukrainës, që kanë qenë ndeshje miqësore. Megjithatë,

e dimë se rezultatet janë të rëndësishme dhe kemi fituar vetëm përballjen me Izraelin.

Mund të kishim fituar edhe në Izrael, po të kishim më shumë fat dhe përqëndrim para portës. Nuk është e vërtetë se presidenti Duka ka thënë se nëse nuk fitojmë këto dy ndeshje do largohem.

Atë e ka thënë një gazetë dhe nuk më vendos në presion. Unë bëj punën time me shumë pasion e shumë seriozitet”.

Kapiteni i kombëtares Mërgim Mavraj duke folur për çështjen e komunikimit, një problem i ngritur nga trajneri Panuçi e pranoi dhe tha se lojtarët do mundohen të përmirësojnë në këtë aspekt

Kombëtarja shqiptare do të përballet këtë mbrëmje me Skocinë në “Loro Boriçi”, në atë që është takimi i fundit për fazën në grupe të Ligës së Kombeve dhe njëkohësisht edhe decizivi, sa i përket renditjes finale të kuqezinjve.

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...