“28 NËNTORI”, NXËNËSIT NDIHMOJNË 21 FAMILJE TË VARFRA

21 familje të varfra do të ndihmohen çdo muaj nga nxënësit e shkollës së mesme “28 nëntori” në Shkodër.

Ky është një projekt i vetë qeverisë së nxënësve të cilët kanë marrë në patronazh 21 familje në nevojë në qytetin e Shkodrës.

Nxënësit paraqitën këtë projekt në shkollën ku bëjnë pjesë ndërsa stafi dhe drejtuesit mirëpritën këtë ide për t’i ardhur në ndihmë 21 familjeve të varfra të rajonit 4.

Sensibilizimi i nxënësve për të ndihmuar familjet në nevojë ka surprizuar mësuesit e shkollës “28 nëntori”.

Kjo nismë e nxënësve të shkollës së mesme “28 nëntori” për të marrë për një vit në patronazh 21 familje të vrafra patjetër që është një shembull për

pjesën tjetër të shoqërisë me mesazhin e qartë se të gjithë bashkë mund të ndikojmë pozitivisht tek të tjerët që janë në nevojë.

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...