“Veterani” hetues që i thotë “kriminel lufte” Mit’hat Frashërit

Nga Kastriot Dervishi

Odise Mihal Porodini, në emër të gjithë persekutorëve të mbështjellë në një organizatë sovjetike gjoja veteranësh, guxoi dje të përsërisë të të njëjtat sharje e fyerje që babai i tij shpirtëror,

krimineli tjetër Enver Hoxha, ka thënë për 50 vjet. Porodini që u paraqit si “veteran lufte” paralajmëroi “pasoja” në emër të organizatës së parazitëve nostalgjikë komunistë, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse qendër propagande e gjithë persekutorëve të djeshëm të diktaturës.

Paralajmërimi i Porodinit nuk ishte gjë tjetër veçse shprehje për shkatërrimin e pritshëm të varrit e Mit’hat Frashërit. Po cili është “veterani”? I vitlindjes 1930, me profesion bujk, ka qenë

9 vjeç kur ka filluar lufta dhe 14 vjeç kur ka mbaruar ajo. Të ishte për të dhe kallëpin që përfaqëson, gjermanët rrinin edhe 1 mijë vjet këtu rehat fare.

Biografia e Porodinit është interesante. Në vitet 1951-1956 ka qenë hetues në Gjirokastër; më 1957-1961 hetues në degën e hetuesisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit; më 1963-1969 hetues e kryehetues në DPB Korçë.

Më 1974-1982 zëvendëskryetar dege në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB dhe më 1982-1983 hetues në DPB Tiranë. Ka kaluar nëpër duar sa e sa antikomunistë. Prej vitit 1983, për

këtë veprimtari që vetëm njerëzore nuk është, i rëndon buxhetit të shtetit për kohën e pensionit që i ha./55News.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...