A tregon fytyra sa i pasur je? Një studim thotë po

Një studim i ri i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology të tregon se mund të dallosh një person nëse është i pasur apo i varfër thjesht duke e parë.

“Lidhja mes mirëqenies dhe nivelit social është treguar në studimet e mëparshme”, thotë Thora Bojrnsdottir, një studente e universitetit të Torontos dhe bashkëautore e studimit.

Në përgjithësi, njerëzit me para jetojnë më të lumtur, më pak ankth, krahasuar me ata që luftojnë për të arritur qëllimet. “Këto dallime të mirëqenies reflektohen në fytyrat e njerëzve”, thotë ajo.

Ajo bashkë me profesorin e psikologjisë, Nicholas O. Rule, kishin lëndë universitare të etnive të ndryshme në foto bardhë e zi.

Studimi i tyre u bë duke ua treguar studentëve këto foto dhe saktësia e treguar për të pasurit dhe të varfrit ishte 68%. Për Rule kjo ishte pjesa më e habitshme e studimit. “Nuk prisja që efektet të ishin kaq të forta dhe të vëreheshin diferencat”, thotë ai.

Kur i pyet njerëzit se ku bazohen për të bërë këtë përcaktim, e çuditshme është se nuk e dinë se ku bazohen, por personi u jep përshtypjen që është i pasur, apo është i varfër. Duke u fokusuar më shumë në studim, autorët thonë se sytë dhe goja ishin tiparet kryesore që tregonin gjendjen sociale.

“Me kalimin e kohës fytyra juaj ka reflektime të perjetshme për të zbuluar eksperiencat tuaja. Edhe kur mendoni se nuk shprehni diçka, reliket e këtyre eksperiencave janë akoma aty”, thotë Rule për Universitetin e Torontos.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...