RRITJE PAGE PËR 231 ISH-STUDENTË QË SOT JANË INFERMIER

231 ish-studentë të degës së infermierisë në universitetin e Shkodrës në vitet 2001-2007 do të përfitojnë 50 mijë lekë të vjetër rritje page. Kjo ka ardhur pas këmbënguljes së departamentit të infermierisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

 

 

tek ministria e arsimit pasi ky numër ish-studentësh që sot punojnë si infermier në spitale të ndryshme të Shqipërisë ka përfunduar studimet me sistemin 3.5 vjeçar. Shefi i departamentit të infermierisë Emiljano Pjetri i bën të ditur ish-studentëve këtë rritje page që do përfitojnë.

 

 

Shefi i departamentit të infermierisë tregon edhe më në detaje se si është arritur që të bindet ministria e arsimit për këtë njehsim diplomash për 231 ish-studentët që sot punojnë si infermier.

 

 

Deri më tani 231 infermierët që përfshihen nga ky ndryshim nuk e kanë përfituar rritjen e pagës për disa vite me radhë gjë e cila tashmë ka ndryshuar pas ndërhyrjes së vazhdueshme të universitetit të Shkodrës tek ministria e arsimit.

 

STAR PLUS TV

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...