Historia që preku rrjetin, babai përfundon maratonën duke mbajtur djalin me sindromën Down në krah

Fotografia e një babai që përfundoi maratonën e vrapit, të mbajtur në Nju Jork, me fëmijën e tij të vogël në krah ka bërë xhiron e rrjetit.

Fotoja u bë virale, pasi një spektatore e maratonës, e cila e shkrepi, e shpërndau në Twitter duke kërkuar që ta identifikonte babain në fjalë.

Elizabeth Griffin e shpërndau foton në llogarinë e saj në Twitter ku shkruante:

Njerëz, nëse më ndihmoni që të identifikoj këtë baba që po mban fëmijën e tij të vogël gjatë vijës së finishit në nycmarathon do ju isha shumë mirënjohëse. Faleminderit!”

Babai që i tërhoqi vëmendjen Elizabeth-it doli të ishte shkencëtari Robby Ketchell i cili po mbante më krah djalin e tij të vogël me sindromën Down.

Ketchell është vrapues maratonash i kalitur i cili këtë vit kishte një motivim të ndryshëm për vrap, djalin e tij 7 muajsh, Wyatt, i cili ka lindur me sindromin Down.

Bashkëshortja e Ketchell shkruante në llogarinë e saj në Instagram:

Wyatt bën 5 maratona në ditë. Terapistët e tij të ushqyerjes ( ka 3 të tillë, plus është në një klinikë aerodigestive) thonë se ngrënia për të është shumë e vështirë dhe kërkon shumë përpjekje.

Pra të përfundosh një shishe është si të vraposh 26.2 milje.”

Ketçell parashikoi të thyente një kohë gare prej tre orësh dhe 21 minutash, me qëllim mbledhjen e 3,210 dollarëve për LuMind Research, një organizatë bamirëse që financon kërkime në Sindromën Down.

Ai e humbi për një milje por bëri një arritje më të madhe. Takoi bashkëshorten 400 metra para vijës së finishit e cila i dha dhe vogëlushin në krahë. Babë e bir e kaluan vijën e finishit së bashku.

Ketchell arriti gjithashtu të “thyente” objektivin e tij për mbledhjen e fondeve duke ngritur mbi 11,000 dollarë në këtë proces.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...